"Jetën e japin, ujin jo", banorët e tre fshatrave në Dibër kundër projektit që u merr burimet

Ujin e mbrojmë me jetë si të paktat pasuri. Këtë mesazh i dërguan banorët e tre fshatrave bashkisë së Dibrës, që sipas tyre kërkon tu marrë ujin e pijshëm për të furnizuar zona të tjera. Ata protestuan të hënën për të dytën herë, ndërsa thanë se do ta vazhdojnë rezistencën e tyre për të mbrojtur ujin.

Burra, gra e fëmijë, të tre fshtrave në Maqellarë të Dibrës u bënë bashkë e dolën në protestë të hënën.

Tubimi u mbajt në fshastin Kërçisht, ndërsa ata kudërshtuan ndërtimin e një ujësjellësi, që do u marrë ujin.

Thonë se nëse u merret edhe ky burim, nuk kanë më arsye për të jetuar në fshat.

 “Bashkia Peshkopi në shkelje të hapur të ligjit, ka shkelur të drejtën e informimit dhe konsultimit publik. Apsolutishtë nuk mund të zhvillohet asnje llojë projektë publik pa informuar, dhe pa u konsultuar me banorët," thanë banorët.

Fëmijët thane, se nuk i kanë çuar sot në shkollë, e kështu do të vazhdojë derisa shteti të tërhiqet nga investimi.

 “Fëmijët sot si kemi çuar në shkollë. Për të bërë protestë për ujin, mos na e marrin ujin.

Ujin se japim, nuk na del për vaditje. Skemi ujë për të pirë,” thonë ata.

Ujin, që thonë e kanë dhuratë nga natyra, ndërsa janë të vendosur ta mbrojnë me jetë.

 “Pa ujë ne nuk kemi jetë. Do vdesim këtu, do bëhemi kufoma dhe ujin nuk dorëzojmë" thanë ata.

Protestat do vazhdojnë deri në pikën e fundit, do mbrojmë të drejtat tona. Burimi është dhuratë që na e ka dhën Zoti, nuk mund të shkelin mbi dhurimin e Allahut”

Kjo është protesta e dytë nga ana e banorëve, ndërsa Bashkia synon që me ujin e fshatit Kërçisht të furnizojë edhe dhejtëra fshatra të Maqellarës.

Banorët u shprehën se do të vijojnë rezistencën e tyre, dhe në rast se nuk do të ketë zgjidhje, ata do të bojkotojnë zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

EMISIONET