Rikthimi në shkollë pas të ftohtit gëzon më shumë ministren Kushi se sa nxënësit

Duket se rikthimi në shkollë i nxënësve ditën e nesërme ka gëzuar më shumë ministren e Arsimit Evis Kushi se sa vetë nxënësit.
Ajo përmes një postimi në Facebook shkruan se një rikthim i tillë e gëzon pa masë dhe se falënderon prindërit për mbështetjen dhe mirëkuptimin gjatë këtyre ditëve.
Kushi: Të dashur nxënës dhe mësues, Rikthimi juaj në shkollë nesër më gëzon pa masë. Ndërsa prindërve u shpreh falënderime për mbështetjen dhe mirëkuptimin e treguar gjatë këtyre ditëve të acarta.
Ndërkohë, ministrja nuk ka shpjeguar se si në pak ditë uljesh temperaturash, u mbyllën shkollat në të gjithë vendin.
Po ashtu, ajo nuk shpjegon se ku kanë shkuar paratë për shkolla dhe se si në institucionet arsimore nxënësit shkonin me xhupa dhe pa ngrohje.


