Rikthehet zhurma e gjeneratorëve, moti i keq lë pa energji qarkun e Kukësit

Rikthehet zhurma e gjeneratorëve, moti i keq lë pa energji qarkun e

Pas shumë kohësh është rikthyer zhurma e gjeneratorëve në qytetin e Kukësit. ndërkohe që lokalet dhe bizneset që ende ruajnë gjeneratorët, i kanë vënë në funksionim.

Prej mesnatës së djeshme qyteti ndodhet pa energji elektrike për shkak të demtimit të linjave, shtyllave dhe përcjellësave të energjisë elektrike si pasojë e erërave të forta dhe reshjeve të borës që kanë përfshirë Kukësin ne 24 orët e fundit.

Sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile prane Prefekturës ne Bashkinë Kukës pa energji përveç qytetit pa energji jane Nj.Ad Zapodit, Shishtavec, Topojan, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çajë.

Në Bashkinë Tropojë, fshatrat Valbonë, Cernicë,Nj.Ad Margegaj dhe Nj.Ad Bytyç.

Në Bashkinë Has, Nj.Ad Golaj, fshatrat Kishaj dhe Pogaj, Nj.Ad Gjinaj bashkia Has.

Sa i përket gjendjes së rrugëve KMC njofton se rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.

Nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë kohës për largimin e gurëve dhe inerteve të rëna në disa segmente rruge, kriposjen,largimin e borës dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të kalueshme. Furnizimi me  ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.

Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente, thuhet në njoftimit e Komisionit të Mbrojtjes Civile, Prefektura Kukës.

EMISIONET