Rikthehet pas 1 viti në GJKKO gjyqi për mikun e socialistit Çyrbja, Altin Hajrin, i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës
Pas një viti pezullim në Gjykatën e Posaçme ka nisur gjykimi në mungesë për Altin Hajrin, pronarin e “Golden Resort” i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.
Këtë të mërkurë SPAK lexoi kërkesën për gjykim për Hajrin ku ndaj tij i janë ngarkuar vepra penale e rrëmbimit, mbajtjen peng me pasojë vdekjen.
Hajri ndodhet në arrati, ndërkohë që përfaqësohej me avokatin Arbër Hoxha.
Ky i fundit ka pretenduar se klienti i tij është i pafajshëm, dhe sipas tij nuk ka marrë pjesë as në rrëmbim dhe as ne zhdukjen e trupit të Prengës.
Po ashtu, mbrojtja ka kërkuar që të merret parasysh edhe vendimi i Gjykatës së Lartë që prishi vendimin me burg përjetë për kopshtarin e “Golden Resort”.
Po ashtu, gjykata pranoi që pjesë e procesit të bëhen edhe dëshmitarë që kryesisht janë lidhje e afërt e Altin Hajrit.
Ky i fundit ka edhe një masë tjetër sigurie për dosjen ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja.
Gjykata i ka caktuar në mungesë “masën arrest” në burg pasi është provuar se bisedonte në aplikacionin “SkyECC” për favorizime në procese gjyqësore, apo dekonspirimin e operacioneve policore.



