Rifat Latifi është ministri i ri i Shëndetësisë në Kosovë: Do të ndalojmë largimin e trurit mjekësor

Rifat Latifi është ministri i ri i Shëndetësisë në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar, Rifat Latifin, ministër të ri të Shëndetësisë.

Kurti në një konferencë për medie, tha se Latifi ka ardhur nga ShBA për të marrë detyrën e të parit në dikasterin e shëndetësisë.

Ndërsa, ministri i sapo emëruar, Rifat Latifi, tha se do të angazhohet në ngritjen afagjatë të shëndetësisë kë Kosovë.

“Premtoj se ekipi im dhe unë do të angazhohem me gjithë qeniet që mënyrë afatgjate të ngritim shëndetësinë në Kosovë”, tha ai.

Ministri i ri i Shëndetësisë premtoi se do të parandaloj largimin e mjekëve nga Kosova.

“Ky proces do të ketë rëndësi të mëdha për Kosovën. Do ta ndërpresim largimin e trurit mjekësor dhe shkencorë të Kosovës në vende tjera. Nëse ne e rregullojmë shtëpinë tonë do të bëjmë të mundur kthimin e trurit të larguar deri më tash”, tha Latifi.

EMISIONET