Rezolutat/ Shehu: Mazhoranca ka frikë t’i kundërvihet Vuçiç. Fjala e presidentit serb sot ishte deklaratë lufte

Deputeti i PD, Tritan Shehu, është shprehur se pozicioni i presidentit  ditën e djeshme(31 Maj) në lidhje me çështjen e detit me Greqinë ishte korrekt.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Shehu është shprehur se nuk mund te hidhen akuza ndaj presidentit për një çështje që nuk ka qenë i informuar.

Tritan Shehu: Pozicioni i presidentit, ishte korrekt. Presidenti duhet informuar, duhet dërguar dosje, duhen bërë kërkesa se çfarë i kërkohet presidentit. Dhe kur ti nuk I kërkon asgjë presidentit, si mundet ta akuzosh atë që nuk jep autorizimin. Pra kjo është problemi i parë, nuk  mjaftojnë fjalët, janë veprat që ndajnë institucionin e presidentit dhe kryeministrit.

Shehu ka komentuar edhe deklaratat e deputetëve të mazhorancës, të cilët janë shprehur se nuk do votojnë rezolutat që propozohen nga Sali Berisha.

Ai tha se është turp politik të fshihesh pas deklaratave të tilla ndërsa ka shtuar mazhoranca ka frikë  nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, prandaj nuk miratoi dhe rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë.

Tritan Shehu: Të thuash dhe të fshihesh pas kësaj  gjëje është një turp politik. Rezoluta e parë ishte për Srebrenicën, por kjo mazhorancë e hodhi poshtë, tashmë kemi rezolutën për gjenocidin për Kosovën, ku kjo mazhorancë përsëri edhe sot nuk e kaloi n konferencë të kryetarëve. Kjo mazhorancë ka frikë t’I kundërvihet Vuçiç. Ka frikë dhe nuk del nga presionet e Vuçiç, lëri këto ka firmosur ky ka firmosur ai, s’ka politikë në të tilla gjëra.

Teksa ka folur për çështjet politike në vend dhe në rajon, Shehu tha se deklarata e Aleksandër Vuçiç ditën e sotme ishte deklaratë lufte. Më tej ai tha Ballkani ka nevojë për nismat e BE, ndërsa shtoi se “Ballkani i Hapur” është një projekt përçarës.

Tritan Shehu: Rama ndjekë një nismë të Vuçiç që i jep atij epiqendrën e Ballkanit. “Ballkani i Hapur është një nismë përçarëse jo vetëm për rajonin, por edhe një  nismë përçarëse edhe brenda vendin.

Ballkani jonë ka nevojë për nismat e BE. Nuk ka të drejtë morale, që Vuçiç të jetë në krye të tavolinës me vendet e rajonit. “Ballkani i Hapur’ nuk ka të bëjë me nismat evropiane. Deklarata e Vuçiç sot ishte deklaratë lufte. Si mundet që Kosova të ulet në një tavolinë ku Vuçiç është në krye të saj?

Intervistoi Everest Dedaj, përgatiti Anila Kolgjini.

EMISIONET