RENEA zbarkon në Elbasan, kontrolle në lokale dhe banesa, 5 të shoqëruar

RENEA dhe policia e Elbasanit ka ndërmarrë mbrëmjen e sotme një aksion blic në qytet.

Janë kontrolluar lokale të ndryshme dhe banesa ku në fokus janë personat në kërkim persona që qarkullojnë me armë ose me lëndë narkotike.

Ora News mëson se janë shoqëruar 5 persona për verifikim në polici pas kontrollit në një lokal.

Ky operacion do të vijojë gjatë gjithë mbrëmjes së sotme ku do të kontrollohen pikat problematike dhe zona problematike në Elbasan.

EMISIONET