"Vlora humbjen më të madhe", Rama: Në ujësjellës ka punonjës që nuk figurojnë fare në Shqipëri

Kryeministri Rama në mbledhjen me kryebashkiakët për analizën e performancës së sektorit ujësjellës shenjëstroi bashkinë e Vlorës gjatë fjalës së tij si kampione me 78.9% humbje dhe të Kavajës me vetëm 31% arkëtime.

Kreu i qeverisë u shpreh se rekrutimet për drejtuesit nuk do të bëhen më siç janë bërë deri tani, madje do të kërkojnë dhe ndihmën e partnerëve.

Rama: Nuk po kërkojmë që ndërmarrjet të paguajnë kreditë por të ndalojë kjo hemoragji papërgjegjshmërie e të ndërpritet ky film që vijon i pandërprerë.

1 mld euro investime qeveria bashkë me partnerët për të zgjidhur furnizimin por si mundet që të shkojnë tek qytetarët uji nëse humbjet në rrjet nga vjedhjet, mosarkëtimet dhe për arsye teknike shkojnë si në Vlorë gati 80 %. Si mundet? Është teorikisht e pamundur.

Sipas Ramës, mes të punësuarve në sektorin ujësjellës ka persona të cilët marrin rrogën dhe nuk ndodhen fare në Shqipëri.

Rama: Me këtë tabelë të humbjeve duke filluar nga Vlora e duke shkuar poshtë ju e dini vetë se çfarë bëni, por përgjegjësia duhet të jetë e drejtpërdrejtë që nga menaxhuesit e te kushdo që ka përgjegjësi menaxhimi. Rekrutimet  për drejtuesit nuk do bëhen më kështu si janë bërë deri tani, se nuk do e lejojmë më ne këtë gjë dhe do kërkojmë ndihmë e partnerëve tanë për të bërë një proces rekrutimi serioz për ndërmarrje se këto janë ndërmarrje, këto nuk janë mall i huaj të cilit prej 30 vjetësh i biet me top duke shpërdoruar mandatin e dhënë nga qytetarët, këto janë ndërmarrje dhe do të funksionojnë si ndërmarrje. Nuk janë zyra punësimi për njerëz që nuk duan të punojnë, por duan të marrin nëj rrogë pa qenë fare në Shqipëri në ndonjë rast ose për njerëz që nuk shkojnë fare në punë, apo njerëz që shkojnë në punë dhe bëjnë dëme. Është shumë e trishtueshme kjo pamje dhe jo pa qëllim ne vendosëm ta bëjmë këtë gjë publikisht. Për të dhënë një mesazh shumë të qartë për njerëzit dhe për të marrë ne përgjegjësinë në emër të autonomisë.

 

EMISIONET