“Rastisi arrë me vrimë”, Berisha: Basha në dy hetime të forta ndërkombëtare

Ish-Kryeministri Sali Berisha nga Lushnja është shprehur se duhet të luftojnë shumë për fitoren e bashkive, pasi sipas tij në njërën anë kanë kundërshtar Edi Ramën dhe nga ana tjetër Lulzim Bashën që sipas tij është marrë peng nga ish-Kryeministri.

Berisha është shprehur se Lulzim Bashën e ka mbështetur por ai doli “arrë e prishur”.

Ish-kryeministri thotë se Basha është në dy hetime të forta ndërkombëtare.

Sali Berisha: Ky revulucion ka synim madhor vendosjen e rinisë shqiptare në piedestalin që meriton. Duhet të luftojnë  shumë për këtë fitore sepse kemi në një anë qeverinë që e prej 15 vitesh e ka qeverisur këtë qytet, nga ana tjetër Edi Rama ka rrëmbyer logon e PD dhe ja ka dhuruar atë pengut të tij Lulzim Brava me qëllimin e vetëm për të mashtruar zgjedhësit. Shpjegoni çdo qytetari të Lushnjes sëe vota për ndryshimin është vota për “Shtëpinë e Lirisisë’. Çdo votë me logon e rrëmbyer është votë e humbur. Asgjë nuk I lidh demokratët e Lushnjes me një njeri që është në dy hetime të forta ndërkombëtare në lidhje me krimin. Unë e mbështeta po Basha rastisi si arrë me vrimë.

EMISIONET