Raporti për të drejtat e fëmijëve nga OKB, Hazizaj: Shqetësues, duhet të merren masa urgjente!
Në një intervistë për Ora News, Altin Hazizaj, drejtori i CRCA-së u shpreh se Komiteti i të Drejtave të Fëmijëve ka vendosur urgjencë për rreth 5-6 çështje lidhur me vendin tonë.
Ai tha se dhuna ndaj fëmijëve, abuzimi seksual apo mbrojtja sociale e fëmijëve, si dhe standardi i jetës dhe arsimi janë çështje që sipas komitetit janë në gjendje shqetësuese dhe qeveria duhet të marrë masa të jashtëzakonshme.
Hazizaj: Çfarë bën përshtypje nga ky raport nga raportet e tjera të mëparshme, është urgjenca me të cilën komitetit ka vendosur për rreth 5-6 çështje. Komiteti shprehet se duhet të merren masa urgjente që e cila shumë pak herë përmendet. Dhuna ndaj fëmijëve, abuzimi seksual apo mbrojtja sociale e fëmijëve, si dhe standardi i jetës dhe arsimi janë çështje që sipas komitetit janë në gjendje shqetësuese dhe qeveria duhet të marrë masa të jashtëzakonshme.
Unë kam qenë pjesë e shumë raporteve të OKB-së, e di që përdorimi i kësaj gjuhe nga komiteti i të drejtave të fëmijëve është shumë i rëndë. Ne kërkojmë që të ngrihen disa pyetje lidhur me të drejtat e fëmijëve dhe sa respektohen ato.