Raporti i UNESCO-s/ Tare: Historia e Butrintit nuk mund të interpretohet nga një fondacion privat me 5 veta

Raporti i UNESCO-s/ Tare: Historia e Butrintit nuk mund të interpretohet

Në një intervistë për Ora News, historiani Auron Tare u shpreh se fakti që ky raporti  UNESCO-s nuk është bërë publik dhe nuk i është dhënë gjykatës kushtetuese, tregon se ka pasur një problem të rëndësishëm.

Ai shtoi se shumë shpejt do të votohet edhe një dokument tjetër nga UNESCO-s për mënyrën se si është proceduar për të ndërtuar qendrën e vizitorëve në Butrint nga një firmë private.

Tare: Fakti që ky raporti  UNESCO-s nuk është bërë publik dhe nuk i është dhënë gjykatës kushtetuese, tregon se ka pasur një problem të rëndësishëm me mënyrën se si ata i janë drejtuar shtetit shqiptar, duke thënë se çështja e parkut të Butrintit nuk mund të zgjidhet me  një fondacion privat, por sipas rregullave të konventës së Parisit.

Shumë shpejt do të votohet edhe një dokument tjetër nga UNESCO-s për mënyrën se si është proceduar për të ndërtuar qendrën e vizitorëve në Butrint nga një firmë private. Aty ka kritika se si është konceptuar dhe realizuar kjo gjë dhe mënyrën e bërjes së qendrës së vizitorëve, shpeshherë është folur nga ministria, por UNESCO ka kritikat e veta që janë bërë edhe nga specialistët shqiptarë. Historia e Butrintit nuk mund të interpretohet nga një fondacion privat me 5 veta.

EMISIONET