''Raporti i OSBE, realist'', Andoni: Kemi probleme me njohjen dhe respektin ndaj institucioneve

Analisti Ben Andoni në një intervistë në Ora News u shpreh se raporti i OSBE është deri diku një raport realist.

Andoni: Mendoj se është deri diku raport realist.

Duhet të kemi parasysh diçka që gjuha buroktratike e këtyre raporteve zakonisht nuk mund të shkojnë për interpretimin e brendshëm.

Dhe duke bërë interpretimin e brendshëm sidomos të dokumenteve të OSBE biem në grackën e madhe polarizimit politik.

Kemi parasysh diçka që OSBE këto relacione i ka për të gjitha vendet anëtare të saj.

Po të shikoni me kujdes edhe në vendet të cilat kanë demokraci në nivele më të larta se Shqipëria që kanë indeks të korrupsionit më të ulët se Shqipëria sërish përballen me probleme shumë të mëdha.

Kjo vjen nga tendenca që ka demokracia dhe mbi të gjitha sot nga humbja e autoritetit moral të institucioneve.

OSBE është një institucion më shumë institucion moral sesa institucion i cili mund të krijojë opinione të cilat ndikojnë për të ndryshuar politika dhe të tjera.  

 

EMISIONET