Raporti i OSBE/ODIHR për 25 prillin, SHBA: Nxisim institucionet të shqyrtojnë gjetjet dhe rekomandimet

Raporti i OSBE/ODIHR për 25 prillin, SHBA: Nxisim institucionet të

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar lidhur e raportin e zgjedhjeve të 25 prillit të bërë nga OSBE/ODIHR.

Ambasada e SHBA-ve shprehet janë mbajtur shënim të gjitha përfundimet e raportit dhe se nxisin institucionet që të shqyrtojnë gjetjet dhe rekomandimet.

''Ne kemi mbajtur shënim Raportin Përfundimtar të ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i cili ndërtohet mbi bazën e raportit paraprak të 26 prillit. Nxisim të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri.''

Lidhur me këtë raport ka reaguar edhe kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i cili u ka bërë thirrje qeverisë dhe opozitës që të marrin parasysh e të adresojnë problemet e evidentuara.

Celibashi: Vlerësimet shumë pozitive për administrimin e procesit zgjedhor nga KQZ në raportin përfundimtar OSBE/ODIHR janë shtysë në përmirësimin e mëtejshëm të këtij aspekti. KQZ nxit qeverinë dhe opozitën që vërejtjet dhe rekomandimet e këtij raporti të adresohen sa më parë plotësisht. Konsiderimi i ekspertizës dhe gjetjeve të KQZ-së në ndryshimet e mundshme ligjore është me dobi për procesin e reformës të rekomanduar nga OSBE/ODIHR.

Në 26 korrik OSBE-ODIHR publikoi raportin përfundimtar për zgjedhjet e 25 prillit, kur mes të tjerash pohonte se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga Administrata Zgjedhore.

Në këtë raport konstatohet se qytetarët u vunë nën preson për të votuar për partinë në pushtet, e cilas sipas raportit kishte avantazhe në zgjedhje.

Në raport vihet re se pretendimet për blerje votash ishin prezente gjatë fushatës dhe kjo pasoi me një numër të lartë hetimesh.

Në raport nuk lihej pa përmendur se PS keqpërdori fondet publike, shpërndau paratë e rindërtimit pas tërmetit tragjik dhe rriti punësimet në administratë për të përfituar vota.

Po ashtu përmendet edhe databaza me të dhënat personale të mbi 900 mijë qytetarëve me preferencat e tyre për votimin ne 25 prill.

EMISIONET