Raporti i ankesave për korrupsion në Shëndetësi/ Përfaqësuesja e ILDKPKI: 194 njësi përgjegjëse për sektorin publik dhe 540 për atë privat

Shoqata Together for Life ka prezantuar një raport monitorimi mbi mënyrën se si institucionet publike trajtojnë ankesat dhe sinjalizimet për korrupsion në sektorin e shëndetësisë. Raporti evidenton se, pavarësisht ngritjes së strukturave përkatëse, sinjalizimet e brendshme për korrupsion mbeten shumë të pakta.

E pranishme në aktivitet, përfaqësuesja e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Majlinda Thomaj, tha se ILDKPKI ka qenë e angazhuar që në fazën fillestare të zbatimit të ligjit për sinjalizimin.

“Aktualisht për vitin që flasim deri në 2024, janë krijuar 194 njësi përgjegjëse në sektorin në sektorin publik dhe 540 përgjegjëse njësi në sektorin privat.”- tha Matilda Thomaj.

Thomaj theksoi se, pas këtij procesi, ILDKPKI ka ngritur dhe administron regjistrin kombëtar të njësive përgjegjëse për sinjalizimin, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

Konkretisht kemi pasur një rast në një spital rajonal, për shkak të marrëdhënieve të punësimit ishin bërë në prani të interesave private, marrëdhënieve familjare. Dhe në qendër shëndetësore që punësimi, në prani të interesave burrë-grua.”- tha ajo.

Sipas të dhënave të ILDKPKI-së, për periudhën 2016–2024 janë administruar rreth 90 raste sinjalizimi të jashtëm dhe 12 kërkesa për mbrojtje nga hakmarrja. Disa prej këtyre rasteve kanë pasur lidhje edhe me sektorin e shëndetësisë.

Pas përfundimit të hetimeve, thomaj thotw se janw vendosur masa administrative, përfshirë gjoba. Kur janë konstatuar shkelje penale rastet janë referuar pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit për auditim të mëtejshëm, si dhe pranë organeve të drejtësisë.

EMISIONET