Rama thotë se ka bërë "revolucion" në Kadastër: Zgjidhim hallet e qytetarëve brenda këtij mandati

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar atë që ai e quan Revolucioni Digjital i Kadastrës. Sipas kreut të qeverisë, kjo nismë e re do të zgjidhë hallet e qytetarëve.
"#RevolucioniDigjital i Kadastrës, që brenda këtij mandati do të zgjidhë më në fund hallet e qytetarëve me këtë shërbim, falë përfundimit të inventarizimit digjital të pronave dhe mbylljes definitive të sporteleve, duhet të shoqërohet në ndërkohë me rritjen e presionit Antikorrupsion mbi Kadastrën.
Dritarja e re "Denonco Kadastrën" tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë," shkruan Rama në Facebook.

