Rama: Vuçiçin e kam mik, Serbia nuk mund t’i vërë sanksione Rusisë, të mos i ushtrojmë trysni

Nga Strasburgu, kryeministri Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës ai tha se në Shqipëri dhe Kosovë, Rusia nuk ka ndikim.

Ai u shpreh se e kupton Serbinë dhe se ajo nuk mund t’i vërë sanksione Rusisë pasi nuk do të mund të mbijetonte ndryshe.

Rama: Në Shqipëri dhe Kosovë, Rusia nuk ka ndikim. Kjo është situata, e dimë se ka mosdakordësi të thella me Serbinë. E them se presidenti serb është miku im ashtu sikurse  kam thënë, por nuk duhet të ushtrojmë trysni të skajshme mbi Serbinë kur jen puna mbi sanksionet sepse nuk u mbijeton dot sanksionet. As nuk duam që të përfundojmë në një situatë ku Serbia shkon në krahët e Rusisë sepse ka shumë që e duan Rusinë në Serbi.

Unë jam kryeministri i Shqipërisë dhe jam 198 cm dhe kryeministër i një vendi të vogël, e nuk mendoj se Shqipëria ka kapacitetin për t’i thënë botës se çfarë bën. Prandaj në rrugëtimin tonë jemi shumë të angazhuar në aleancat perëndimore dhe jemi vendi më pro evropian e amerikanë dhe jemi dakord me të mëdhenjtë me çfarë bëjnë në panoramën evropiane. Prandaj nëse doni ta përjashtoni Rusisë, ta përjashtojmë.

Shqipëria i kërkoi sot (12 tetor 2022) Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që të rishqyrtojë rezolutën e mbështetur në raportin e të dërguarit Dick Marty, sipas saj të pabazuar dhe të paprovuar, ku shprehen pretendime se ish drejtues të UÇK-së të jenë përfshirë gjatë luftës së vitit 1999 në trafikim organesh njerëzore, i shtrirë edhe në Shqipëri.

Raporti i të dërguarit Dikc Marty ishte pikënisja, që çoi në ngritjen e Gjykates së Posaçme për krime lufte në Kosovë, me seli në Hagë dhe nisjen e një procesi, që vuri nën akuzë disa nga ish drejtuesit më të lartë politik në Kosovë.

EMISIONET