Rama: Unë flas aty ku dëgjohem, ju vazhdoni me rrëzimin e komunizmit, unë jam me popullin

Sipas kryeministri Edi Rama, ai është i gatshëm që të dëgjohet dhe të dëgjoj lidhur me çështjen e çmimit të naftës, por jo të përballet me akuza të pavlefshme.

Sipas tij, një gjë e tillë është humbje kohë dhe e pavlefshme për të, duke shtuar se mban fjalime aty ku dëgjohet.

Rama: Unë jam i gatshëm të dëgjoj dhe të dëgjohem, por të shahem e të përballem me akuza të pavërteta, është humbje kohe për mua dhe e pavlefshme për ju. Mbaj një fjalim aty ku dëgjohem, jo aty ku nuk më lejohet të flas. Ju vazhdoni me rrëzimin e komunizmit ne do vazhdojmë në krah të popullit, të atyre që nuk kanë X5 për të bllokuar rrugët.

EMISIONET