Rama: Turp që qytetarët e Kosovës s’mund të lëvizin lirisht, po mbahen peng nga çlirimtarët e tyre
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar edhe njëherë heqjen e vizave për Kosovën.
Në Slloveni ku mori pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, Rama e cilsoi si turp faktin që qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirisht pa viza.
Rama:Mendoj që ende është turp i madh që qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirisht pa viza, ndërkohë që e bënin këtë kur ishin nën një regjim barbar, ndaj çlirimtarët e tyre po i mbajnë peng dhe ky është një paradoks mjaft i rëndë dhe i turpshëm i kohëve tona. Sa i takon dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, jam i bindur, siç kam qenë, se nuk ka vlerë të humbasim kaq shumë kohë, kaq shumë energji, në vend që të ulemi e të zgjidhim problemet siç u ulën në fund të fundit.
Gjithashtu ai deklaroi se Kosova dhe Shqipëria janë të ndara në rrugët që Serbia ta njohë Kosovën si shtet i pavarur porse qëllimi mbetet i qartë për të dyja palët, njohje të Kosovës.
Rama: Nuk ka mospërputhje. Natyrisht kemi disa dallime, çka është normale sepse jemi dy shtete të ndryshme dhe mbështesim plotësisht Kosovën dhe autoritetet kosovare kur vjen fjala për kërkesën e tyre këmbëngulëse për njohje, por kemi një pikëpamje paksa ndryshe se si të arrihet aty. Ne jemi shumë më tepër pro bashkëpunimit dhe ndërtimit hap pas hapi, duke marrë si shembull vende të tjera të cilat arritën të prodhonin histori të jashtëzakonshme suksesi nga konflikti dhe gjakderdhja.
Në fjalën e tij në Forumin Strategjik të Bledit, pjesë e të cilit ishte dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe jaft personalitete të tjera të politikës, diplomacisë etj Rama vuri theksin te lufta në Ukrainë ku u shpreh se ekziston një rrezik i madh, duke u bërë thirrje liderëve të mëdhenj të vazhdojnë mbështetjen ndaj ukrainasave.
Rama: Sa për Shqipërinë ne jemi thjesht asi i kupave. Jemi gati me zemër të mbështesim Ukrainën deri në fund. Gjithçka mund të bënim e kemi bërë, do vazhdojmë ta bëjmë, por nuk jam i sigurt që Shqipëria mund ta ndihmojë Ukrainën të fitojë luftën. Dyshoj për këtë.
Ndërsa presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen theksoi gjatë fjalës së saj në Forum se BE do të nxisë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes politikave ekonomike.


