Rama: Procesi i tenderimit do të bëhet nga ekspertë e jo më nga administrata apo ministritë

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij konferencën e parë anti-Korrupsion, foli rreth ndryshimeve që janë bërë me ardhjen e tij në pushtet, falë reformave që ka bërë.
Kreu i qeverisë, paraqiti ndryshimet që janë bërë në mjekësi, arsim, polici por edhe në digjitalizim. Ai theksoi se edhe pse janë bërë shumë ndryshime ka dhe shumë punë për të bërë.
Edi Rama: Vite më parë vendet në Universitet ziheshin jo sipas meritës, pra nuk kishte drejtësi. Sa vite u bë që nuk ka një ankesë të vetme. Me reformën që bëri Nikolla, askush nuk e ka të mundur t’i japë dorën dkujt tjetër, për të marrë atë që nuk i takon. Sa shanse kishe deri para pak vitesh të bëheshe mësues nëse nuk ishe i lidhur me partinë në pushtet. Sa mësues janë sot në punë falë platformës të rekrutimit të mësuesve. Platforma tregoi se mësuesit që ishin në pritje merrnin më shumë pikë se sa ato që ishin në punë.
Rekrutimi i punonjësve të policisë, bëhej me letra bakalli që deputetët, i ja dorëzonin ministrit të brendshëm. Niveli i trupës së policisë, përcaktohej nga cilësia e burimeve njerëzore që dilnin nga xhepat e deputetëve të zonave, kjo sot është e paimagjinueshme. Nuk futesh sot në trupën e policisë, pa kaluar në Akademinë e policisë. Nuk kishte më parë, futeshin në punë ata që ishin me partinë dhe ata që paguanin para, apo me lidhje farefisnore.
Shikoni numrin e vajzave që ka ndryshuar në policinë e shtetit. Kishte shumë pak, sepse rekomandimet bëheshin nga mitingjet te tryeza e ministrisë. Në sistemin tonë ka ndryshuar rrënjësisht kjo pjesë. Ka ende pjesë të sistemit që vazhdojnë funksionojnë si më parë. Ky është një problem që duhet ta zgjidhim.
Për të ardhur te revolucionit digjital. Nuk ka më nevojë të shkosh në asnjë zyrë. Të gjitha transaksionet e biznesit janë online dhe janë në kohë reale. Shqipëria hyn në grupin e vendeve më të zhvilluara përsa i përket digjitalizimit. Aty ku Shqipëria është më e prapambetur është sektori. Duhet të bëjmë përpjekje që të ngrihet në nivelin e sektorit publik.
Dua të theksoj pjesën që ka të bëjë me tenderat. Është një transformim i paimagjinueshëm, nga aty ku e kemi nisur këtë punë. Flitet qartë se si kemi lëvizur në drejtimin e duhur, por prapë dhe këtu kemi problemi.
Rama pranoi se një nga problemet e theksuara me të cilat përballet vendi ynë janë tenderat jo transparente dhe në shkelje të ligjit. Për këtë, do të ngrihet një strukturë e posaçme, me ekspertizë të jashtme për të bërë tenderat. Pra ky proces nuk do të bëhet më nga administrata apo ministritë, siç ka funksionuar deri tani.
Edi Rama: Po përgatisim një fazë për të çliruar administratën nga pesha e madhe e procesit të kontraktimit të fondeve publike përmes tenderave, për të përfshirë ekspertizën e jashtme dhe pse jo edhe kompani ndërkombëtare, në mënyrë që secili të bëjë punë e vet dhe procesin e tenderimit ta bëjnë struktura që kanë prefesionalizëm më të lartë.
Një nga problemet tona nuk është vetëm korrupsioni por edhe paaftësia për të ndërtuar procese të cilat janë deri në fund profesionale dhe cilësore. Në këtë aspekt kemi shumë punë për të bërë.

