Rama thirrje demokratëve: Të bashkohemi të çlirojmë politikën. Vendi nuk ka opozitë prej kohësh
Kryemistri Edi Rama u ka bërë thirrje demorkatëve që të bashkohen dhe ta çlirojnë politikën e këtij vendi.
Rama në një komunikim online me demokratët tha se në vendin tonë nuk ka opozitë, pasi sipas tij nuk quhet opozitë ajo që të sfidon politikisht.
Po ashtu ai shtoi se demokratët do ta gjejnë vet atë që duhet të udhëheq.
Edi Rama: Duhet të bëjmë çmos të gjithë së bashku që ta çlirojmë politikën e këtij vendi, që na mban peng të gjithë, prej ndasisë thellë dhe të një urretje të brendshme mes të dyja kampeve. Duhet me patjetër të gjendet rruga që kacafytje të mbarojë. Mos të kemi më skena të tilla. Demokratët do ta gjejnë vet atë që duhet të udhëheq.
Ky vend nuk ka sot opozitë, jo sepse ndodhi ajo dje, por ka kohë. Nuk është opozitë ajo që është shfaqur përpara nesh gjithë këto vite. Një opozitë që të sfidon fizikisht nuk është opozitë dhe është e destinuar të humbasë në vijim. Një opozitë që nuk të sfidon me kurajon për të parë të ardhmen në një mënyrë më të avancuar, që nuk sfidon me guximin për ta projektuar të ardhmen me reforma shumë më të avancuara. Por të sfidon me molotovë.
Kreu i qeverisë tha ndër të tjera se të njëjtat mjete që u përdorën ditën e djeshme në protestën para selisë së PD, u përdorën vite më parë poshtë godinës së Kryeministrisë.
Edi Rama: Të njëjta mjete të djeshme kanë përdorur disa vite më parë poshtë kësaj godine (Kryeministria). Ato që dje ishin të ndarë kanë qenë për vite të tëra bashkë.

