"Rama s'ka pse mburret", Shehi: Ble energji vetëm për muajin që i mungon, pjesa tjetër prodhohet në Shqipëri

 

Deputeti Dashamir Shehi mohoi se protestat e qytetarëve të jenë thirrur nga parti. I ftuar në RTV Ora me gazetaren Beti Njuma, zoti Shehi ju përgjigj deklaratave të kryeministrit Rama i cili thotë se janë sponsorizuar nga partitë politike.

Shehi: Unë nuk kam parë asnjë kryetar partie, nuk shikoj që të jetë bërë thirrje nga asnjë parti. Kam parë djem, vajza, të rinj të cilët e kuptojnë se duhet të dalin për karburantin, për energjinë elektrike, për çmimet. Krizë ka në gjithë botën, në gjithë Evropë se luftën po e përballon Evropa. Nuk është se lufta i ka rënë në shpinë Shqipërisë. Ne do na bjerë të paguajmë atë pjesën tonë të vockël. Ne duhet ta ndajmë, shqiptarët bashkë me qeverinë duhet të ndajnë krizën. Nëse kostoja e jetesës rritet me 30%, 10% do ta paguajnë shqiptarët, por 20% duhet ta paguajë qeveria.

Kryeministri Ram thotë se çmimi i energjisë nuk ka lëvizur, por krahasuar me rajonin Shqipëria ka çmimet më të larta.

Shehi: Deri tani nuk e ka lëvizur, por nuk ka pse mburret. Thotë unë e ble shumë, por e ble për atë një muaj që i mungon, pjesa tjetër është e prodhuar nga hidrocentralet tona. E kemi shitur me një marzh fitimi sepse këtu hanë të gjithë, të gjithë sektorët.

Në paketën e rezistencës qeveria vendos të financojë edhe OSHEE me një sasi të madhe parash.

Shehi: OSHEE është një faliment, të gjithë segmentet e prodhimit të energjisë elektrike. Janë drejtuar gjithmonë nga njerëz të partisë, janë streha rezerva e korrupsioni partiak dhe nuk shikojmë asnjë lloj investimi të ri, nuk ka asnjë ndryshim për sa i përket fondeve të rinovueshme. Ky nuk ka futur asgjë të re.

EMISIONET