Rama “rreh gjoksin”: Ndërtimet pa leje nuk i lejuam unë e Veliaj, vetëm PS mund t’i luftojë

Në një dalje për gazetarët pa mbledhjes së kryesisë së PS-së, Edi Rama u shpreh se problematikën e ndërtimeve pa leje në vend vetëm ai dhe PS mund ta zgjidhë.

Rama theksoi se ndërtimet pa leje në Tiranë nuk i ka lejuar ai dhe Veliaj, pasi është ai vetë që e ngriti çështjen e ndërtimeve pa leje dhe konfiskimin e tyre.

Rama: Problematika e ndërtimeve pa leje ka qenë tmerr i këtij vendi dhe ende ekziston, por është shumë herë më pak, sepse është bërë punë për ta frenuar. Deri në metrin e fundit pa leje për qëllim fitim ne do të rezistojmë dhe do të bëjmë punën. Këto metra do të merren nga shteti dhe do të përdoren për interes publik. Këta nuk ka pasur se kush ta bëjë dhe mund ta bëj vetëm unë dhe kjo partia këtu. Të tjerët kanë mbyllur sytë dhe kanë rregulluar gjërat.

Nëse do t’i kisha lejuar unë dhe Veliaj ju nuk do të kishit marrë vesh nga kjo histori sepse këtë çështje e ngrita unë, e ngritëm ne, por jo media dhe ata që na i faturojnë ne të gjitha ndërtimet që behën. Ne e ngritëm për një arsye sepse në të gjitha kullat nuk ka asnjë metër katror për mua dhe për ne.

EMISIONET