Rama: Raportet nuk janë të besueshëm, media në Shqipëri më e lira në rajon, s’ka asnjë shqetësim
Në një dalje për gazetarët pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, kryeministri Edi Rama tha se në asnjë vend të rajonit mediat nuk e kanë lirinë që kanë në Shqipëri dhe këtë nuk ka indeks dhe raport që e luan.
Rama tha se sipas tij vetëm disa raporte meritojnë të lexohet, duke thënë se është selektiv në leximin e tyre, duke shtuat se nuk ka shqetësim për medien në vendin tonë.
Rama: Në asnjë vend të rajonit mediat nuk e kanë lirinë që kanë në Shqipëri dhe këtë nuk ka indeks dhe raport që e luan. Për mua raportet që meritojnë të lexohen janë shumë pak dhe fillojnë me raportin e progresit të BE-së që punojnë me fakte dhe argumente, jo mbi perceptime dhe agjenda të caktuara.
Me gjithë respektin për të gjitha raportet unë kam mësuar të jem selektiv në leximin e tyre, sepse një pjesë e tyre nuk janë të besueshëm. Unë nuk shoh asnjë shqetësim për situatën e medias në shqipëri, përpos shqetësimit që shtohen viktimat e abuzimit të shpifjes në emër të lirisë së shpifjeve. Ndërkohë që vitin e kaluar nuk ka pasur asnjë gjyq ndaj asnjë gazetari dhe asnjë gazetar të kërcënuar nga asnjë organizatë të deklaruar.

