Rama: Putini tiran si Millosheviçi, njëri i vdekur tjetri gjallë, bëri spastrim etnik barbar në Kosovë

Nga Strasburgu, kryeministri Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës tha se ka dy Tiranë të dëshpëruar, Millosheviçi i vdekur dhe Putini i gjallë.

Ai u shpreh se të gjithë i kujtojnë barbarizmat e Millosheviçit në Kosovë para pak vitesh dhe që sollën vdekjen dhe largimin e mijërave shqiptarëve

Rama: Ka dy tiranë të dëshpëruar; një i vdekur dhe tjetri që luan me vdekjen dhe që i qepet iluzione të së shkuarës duke mashtruar edhe me qytetarët e tij në një nënshtrim vdekjeprurës. Të gjithë ju kujtohet ndikimi shkatërrues i Jugosllavisë. Të gjithë e kujtojnë se si përpëlitet mes jetës dhe vdekjes Ballkani Perëndimor dhe e gjitha kulminoi me lindjen e 7 vendeve të pavarura.

Dua të fokusohem tek konflikti humanitar tek Kosova. Ishte një operacion i qëllimtë barbar i spastrimit etnik nga Millosheviç që solli si rezultat zhvendosjen e qindra mijërave qytetarëve. Mijëra u vranë dhe mbi 20 mijë gra u përdhunuar. Ndërsa të flasim ka shumë që janë të zhdukur. Të vdekurit akoma nuk e kanë gjetur paqen e varrit. E gjitha eskaloi nën hundën e bashkësisë ndërkombëtare. U deshën vite që bota të gjente parimet morale dhe të vepronte në 1999. Si rezultat erdhi pavarësia e vendit pak vite më pas. Lufta është një akt i shëmtuar.

Shqipëria i kërkoi sot (12 tetor 2022) Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që të rishqyrtojë rezolutën e mbështetur në raportin e të dërguarit Dick Marty, sipas saj të pabazuar dhe të paprovuar, ku shprehen pretendime se ish drejtues të UÇK-së të jenë përfshirë gjatë luftës së vitit 1999 në trafikim organesh njerëzore, i shtrirë edhe në Shqipëri.

Raporti i të dërguarit Dikc Marty ishte pikënisja, që çoi në ngritjen e Gjykates së Posaçme për krime lufte në Kosovë, me seli në Hagë dhe nisjen e një procesi, që vuri nën akuzë disa nga ish drejtuesit më të lartë politik në Kosovë.

EMISIONET