Rama pret në zyrë gazetaren e BBC në Afganistan: Nder të punosh me Yalda Hakim

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka pritur sot në zyrë gazetaren e BBC në Afganistan, Yalda Hakim.
Ajo ka mbërritur në Shqipëri bashkë më bashkëkombësit e saj të tjerë pasi largimit të SHBA-së dhe ardhjes së talibanëve.
Rama ndau një foto nga zyra në rrjetet sociale, ku edhe ka pritur gazetaren, ndërsa nuk i ka kursyer as fjalët e mira për të.
Rama: Një nder të punosh krah për krah me Yalda Hakim dhe njerëz të tjerë të mëdhenj për të nxjerrë nga ferri fëmijë, gra dhe burra dhe për t’i bërë ata të ndihen si në shtëpi në Shqipëri. Pasi t’i strehojmë ata duhet t’u ofrojmë atyre një jetë të re. Për ata, për ne, për fëmijët tanë.
Gazetarja dhe prezantuesja e njohur e BBC World News, Yalda Hakim drejton “The Yalda Hakim Foundation”.

