Rama sulmon pedagogun: Ka qenë SHIK-s në ’97-tën, nuk merret seriozisht në këtë kohë lufte

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot në Twitter një pedagog nga protesta e pedagogëve për rritjen e pagave të tyre.
Ai shkruan se pedagogu ka qenë një SHIK-s i kohës së zezë të 97-ës dhe se është maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e nongratave e të rublave në hapësirën universitare.
Rama: Krenar që ka qenë shiks i kohës së zezë të 97-ës le të jetë sa të dojë, po një shiks i maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e nongratave e të rublave në hapësirën universitare, s’ka asnjë shans të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese për këtë situatë lufte!
Lajmi më herët është bërë publik nga disa medie që janë pranë qeverisë.


