Rama nxjerr foto nga takimi me Yuri Kim: Së shpejti krijohet Komiteti i Përbashkët me Dhomat e tregtisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2021, 17:49

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në ka bërë me dije se shumë shpejt në vendin tonë do të krijohet një Komitet i Përbashkët me dhomat e tregtisë.
Rama ka ndarë foto nga takimi i sotëm, ku prezente ka qenë edhe ambasadorja e SHBA Yuri Kim.
"Krijimi së shpejti i Komitetit të Përbashkët me Dhomat e Tregtisë do t'i japë komuniteteve të biznesit vendas e të huaj, një mundësi më shumë për të forcuar partneritetin me qeverinë," shkruan kryeministri në Facebook.
