Rama nuk tërhiqet: Amnistinë fiskale do ta miratojmë, 34 kategori janë të përjashtuar nga nisma

Paralajmërimet e organizatave ndërkombëtare dhe të shoqatave të investitorëve të huaja në Shqipëri nuk e kanë bërë qeverinë të ndryshojë mendje sa i përket miratimit të amnistisë fiskale.

Madje në takimin konsultativ për këtë draft ai i ka cilësuar këto si ndërhyrje në autonominë e shtetit dhe mungesë qeverie.

Rama: Amnistia është bërë dhe bëhet në mënyrë të rregullt pa asnjë polemikë nga të gjitha vendet që na japin mësime, të cohën dhoma tregtie me flamuj të vendeve partnere dhe të bëjnë fletë-rrufe për këtë iniciativë të qeverisë ky është mungesë respekti për sovranitetin dhe të drejtën e Shqipërisë.

Edhe pse nuk e ka përmendur se ka vështirësi në krijimin e të ardhurave, Rama u shpreh se amnistia do të sjellë flukse financiare, teksa shton se është situata e krijuar në Ukrainë që ka detyruar qeverinë shqiptare të përballojë shpenzime të paparashikuara.

Rama: Nga dalin këto para, ndërkohë që ne jemi shumë të vetëdijshëm se paketa jonë e parë e mbështetjes nuk ka zgjidhur të gjithë hallin.

Çdo shqiptar brenda dhe jashtë territorit dhe çdo kompani do të ketë mundësi të fusë në bankë deri në dy milionë euro, por edhe në këtë janë disa kategori që nuk përfshihen.

Rama: 34 kategori janë të përjashtuar dhe të gjitha subjektet e OFL-së e të dyshuar janë të përjashtuar.

Pas miratimit të ligjit subjektet që mund të përfitojnë do të kenë nëntë muaj kohë të paraqesin kërkesën, ndërsa procedura do të jetë online.

Ibrahimaj: Ligji parashikon një kufi prej 2 milionë euro për deklarim vullnetar të pasurive.

Amnistia fiskale është propozuar disa vite më parë në atë kohë nga qeveria Berisha. Por u refuzua me argumentin se favorizohej pastrimi i parave.

Edhe pse për ligjërimin e financave të realizuara nga grupet kriminale është një fenomen që po denoncohet sërish nga organizmat ndërkombëtare, kryeministri Rama shprehet se situata tashmë është shumë ndryshe.

EMISIONET