Rama: Nuk do t'i ndahem Kukësit deri kur "The London Boy" të kenë fluturime direkte nga Anglia

Kryeministri Edi Rama u ul sot në Kukës me një nga avionët e linjës WizzAir. Ky është fluturimi i parë i kësaj kompanie në aeroporin ndërkombëtar "Flatrat e Veriut."

Rama tha se nga sot, 4 shkurt kompania është e vendosur edhe në Kukës dhe fillon me prenotimet për 4 destinacionet e para, nga 2 herë në javë.

Rama: Nga maji do të jenë fluturime të vijueshme, jo sezoni. Kemi diskutuar edhe për destinacionin tjetër që është Anglia dhe unë nuk do t'i ndahem Kukësit deri kur "The London Boy's of Kukës" të kenë fluturimet nga Kukësi në Londër dhe nga Londra në Kukës ose nga destinacione të tjera me tarifa krejtësisht simbolike. Kjo punë dhe të gjitha punët e mira kërkojnë durim. shumë gjëra kemi dëgjuar për aeroportin e Kukësit, por në fund fjalët i merr era dhe punët mbeten.

Ky aeroport, tha Rama, ka një të ardhme fantastike dhe e gjithë zona do të ketë për shkak të tij. Ai shtoi se me lëvizjen tjetër të qeverisë për të hequr taksën e kufirit nga aeroportet do të ketë një tjetër ulje të çmimeve për qytetarët.

Rama: Sot kompania Wizzair ka 200 të rinj dhe të reja shqiptare të punësuar, dhe plani është për të shkuar në 500 të punësuar.

Rama tha se do të vazhdojnë investimet. Në aeroportin e Tiranës do të jenë masive.

EMISIONET