Rama në qeverinë e re me 8 ministra të mandatit 2. Zëvendëson Braçen me Arben Ahmetaj. Ministër i Drejtësisë Ulsi Manja. Rikthehet Kumbaro

Qeveria Rama në mandatin e tretë do të ketë në përbërje 14 ministra, katër prej të cilëve pa portofol. Në prezantimin që kryeministri Edi Rama bëri sot në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste u vu re mungesa në kabinet e Erion Braçes, Etilda Gjonaj, Anila Denaj, Pandeli Majko, Eduard Shalsi dhe Blendi Klosi.

Kthehet Mirela Kumbaro. Erjon Braçe siç paralajmëroi nuk është pjesë e kabinetit të ri. Në vend të tij në postin e zv/ kryeministrit, Rama vuri Arben Ahmetaj i cili siç tha Rama 'do të mbikqyrë deri në fund procesin e rindërtimit"

Në ndryshimet e bëra vihet re emërimi i Ulsi Manjës në krye të drejtësisë dhe kalimi i Delina Ibrahimit tek ministria e Financave.

Në postet kryesore, u rikonfirmuan ministrat aktualë: Olta Xhaçka në krye të diplomacisë, Niko Peleshi te Mbrojtja dhe Bledi Çuçi si i Brendshëm. Asnjë ndryshim nuk do të ketë as në krye të ministrisë së Infrastruktrës dhe Energjisë, të Shëndetësisë, të Arsimit apo dhe të Kulturës.

Ndërsa ministrat që nuk janë më Damian Gjiknuri, Etilda Gjonaj e Blendi Klosi do të mbajnë pozicionin e sekretarëve në parti.

Rama vendosi një grua për të mbajtur peshoren e drejtësisë në parlament në debatin me opozitën që kthehet në datën 10 shtator. Lindita Nikolla do të jetë kryetarja e Kuvendit të ri.

Rama në qeverinë e re me 8 ministra të mandatit 2.

  Qeveria e Re

Zv.kryeministër - Arben Ahmetaj 

Në mandatin e dytë mbajti postin e Ministrit të Shtetit për Rindërtimin. Ahmetaj ulet në postin që mbahej nga Erjon Braçe.

Ministri i Europës e Punët e Jashtme - Olta Xhaçka

Në mandatin e dytë Olta Xhaçka mbante këtë post nga janari 2021. Më parë mbante detyrën e ministrit të Mbrojtjes që e kishte marrë nga shtatori 2017.

Ministër i Mbrojtjes - Niko Peleshi

Në mandatin e dytë, Niko Peleshi mbante po këtë post nga janari 2021. Shtator 2017 – janar 2019 mban postin e ministrit të Bujqësisë.

Ministër i Drejtësisë - Ulsi Manja

Ministër i Brendshëm - Bledi Çuçi

Në mandatin e dytë  Bledi Çuçi mori detyrën e Ministrit të Brendshëm në dhjetor 2020.

Ministër i Financës Delina Ibrahimi

Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku

Në mandatin e dytë Belinda Balluku u emërua në postin Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë në dhjetor 2018

Ministër i Shëndetësisë Ogerta Manastirliu

Në mandatin e dytë është dekretuar Minister i Shëndetësisë për herë të parë më 19 Mars 2017

Ministër i Arsimit Evis Kushi

Në mandatin e dytë është emëruar ministre e Arsimit në shtator 2020

Rama në qeverinë e re me 8 ministra të mandatit 2.

Ministër i Bujqësisë Frida Krifta

Ministër i Turizmit Mirela Kumbaro

Në Mandatin e dytë u emërua ministre e Kultures post të cilin e mbajti deri në 2019.

Minister e Kulturës Elva Margariti

Në Mandatin e dytë u emërua ministre e Kultures ne janar 2019 duke zëvendësuar në këtë detyrë Znj. Mirela Kumbaron.

Rama në qeverinë e re me 8 ministra të mandatit 2.

4 Ministra Shteti
Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin - Elisa Spiropali 
Ministre për Mbrojtjen e Sipërmarrjes - Edona Bilali
Ministre për Rininë dhe Fëmijët - Bora Muzhaqi 
Ministre për Standartet dhe Shërbim - Milva Ikonomi 

Rama në qeverinë e re me 8 ministra të mandatit 2.
Ne foto: 4 Ministret e shtetit

Për qeverinë e re reagoi dhe kryetari i PD Lulzim Basha. Përmes facebookut ai kujton se votimet e 25 prillit nuk kishin lidhje me demokraci e për shkeljet janë ngritur padi në SPAK

 

EMISIONET