Rama në pikën doganore të Qafë-Thanës: “Ballkani i Hapur” ka dhënë rezultate, po përfitojnë qytetarët

Kryeministri Edi Rama, ka vizituar pikën doganore e Qafë-Thanës.
Teksa ka ndarë një video në rrjetet sociale, Rama shkruan se “Ballkani i Hapur” po sjellë përfitime dhe lehtësime për qytetarët dhe bizneset.
“Kjo është shumë e rëndësishme se kështu bëhet dhe konkrete për këdo që thotë se çfarë na duhet Ballkani i Hapur dhe për t’i dhënë fund të gjitha paranojave, e teorive konspirative dhe intoksikimit të propagandës që shkon kundër paqes dhe zhvillimit.
Nga ana tjetër besoj se sa më shumë shembuj konkretë të jenë përpara syve të njerëzve aq më e thjeshtë bëhet gjithçka. Do të arrijmë të lehtësojmë ata që bëjnë tregti me këto vende dhe torturohen nga burokracitë doganore”, tha Rama.

