Rama: Meta nuk është komandant, por kaçak, nuk më intereson, Moisiu më i miri

Pasi ka shpallur si kandidat të PS-së për President Bajram Begajn, Edi Rama ka sulmuar edhe presidentin aktual ilir Meta.

Ai tha se Meta nuk është komandant, është kaçak dhe se nuk i intereson fare ky i fundit pasi ka qenë i fokusuar te kandidaturat.

Rama: Meta nuk është komandant, është kaçak. Ky vend ka pasur edhe kaçakë shumë të famshëm. Nuk na intereson fare zoti Meta, sot kemi konsideruar një numër kandidaturash që kanë rezultuar të jenë në atë bllokun e fundit, pra 6 kandidatura dhe me shumë kujdes kemi renditur.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm është një nga profilet më të larta të një Shteti dhe eksperienca na tregon se në radhën e Presidentëve që kemi pasur ai që vinte nga ajo zonë e Forcave të Armatosura, mbahej mend për mirë. Dhe kujtoj që Alfred Moisiu tregoi se si duhet të jetë presidenti i Republikës Së Shqipërisë.

EMISIONET