Rama mesazh biznesmenëve: Ndodhemi mes konkurrentëve të fortë të Mesdheut, kujdes me çmimet, dëmi do bie mbi ju

Edi Rama në një konferencë të përbashkët me Komisionerin europian për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Várhelyi, ka folur dhe për turizmin.

I pyetur për rritjen e çmimeve, Rama u ka përcjellë dhe një mesazh biznesmenëve duke u thënë se vendi ynë është mes konkurentëve shumë të fortë të Mesdheut prandaj nuk duhet te abuzohet me çmimet. 

Kreu i qeverisë tha se dëmi do bie mbi ata që vendosin çmime shumë të larta pasi në këtë mënyrë do largohen klientët.

Edi Rama: Ne jemi në një ekonomi tregu. Nuk flasim vetëm për shqiptarë që vijnë, por edhe për të huaj. Numri I të huajve në këtë 6 mujor të parë është shumë më i lartë se numri i vizitorëve në vitet e shkuara. Nëse ka vërtetë një problem për çmimet e larta, kjo është për t’u parë. Nëse dikush vendos çmim të lartë, dhe nuk i vjen njeri ky është një dëm që do e paguaj vetë. Nuk do presë që të ja paguaj shteti. Po qe kështu ky sezon do të bëhet një mësim im për vitin tjetër. Mos të harrojmë se ku ndodhemi. Ndodhemi mes konkurrentëve të fortë të Mesdheut. Nuk mund të mendojmë se meqë u hap nami i Shqipërisë për të ardhur si një vend për të zbuluar me gjithë magjitë e veta, dhe hajt se po i biem me top çmimet. Sektorin e turizmit ne e kemi mbështetur dhe po e mbështesim si kurrë më parë.

EMISIONET