Rama me tone të prera tregon vijat e kuqe: PS s'do bëhet mburojë për asnjë që cenon emrin e partisë

Kryeministri Rama foli me tone të qarta dhe të prera për personat të cilët me logon e Partisë përpiqen që t'i shmangen drejtësisë.
Rama tha se skuadra e PS-së nuk do të jetë mburojë për asnjë person të ekspozuar nga organet e drejtësisë.
Rama: "Duhet të jetë e qartë për të gjithë ne, për të gjithë anëtarësinë e kësaj familjeje politike dhe për të gjithë ata që na kanë zgjedhur ose s'na kanë zgjedhur. Nëse dikush që e ka në ballë logon e PS-së ekspozohet nga organet e drejtësisë si ndikues apo përfitues i paligjshëm të mirash publike faji është i tiji, por turpi është i të gjithëve ne nëse nuk e vendosim të qartë dhe të drejtë vijën e kuqe duke mos harruar për asnjë çast se kjo skuadër nuk do të jetë kurrë as streha, as mburoja e askujt që me veprimet e veta cenon emrin e PS.
Kjo parti nuk mban përgjegjësi pse një individ shkel mbi flamurin e saj të vlerave dhe parimeve, por ama mban përgjegjësi për sa drejt dhe sa vendosmërisht reagon ndaj individëve në fjalë duke u distancuar nga veprimi i tij ose nga ai vetë."

