Rama: Lajmet kritike ndaj meje e qeverisë të rreme, TV-të private duan favore të paligjshme

Rama: Lajmet kritike ndaj meje e qeverisë të rreme, TV-të private

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter ku shkruan se lajme për largimin e shqiptarëve apo ato lidhur me rindërtimin janë të rreme.

Sipas tij, kjo bëhet nga televizione të cilat duan të nxisin dizinformim ndaj qeverisë së tij, pasi kërkojnë favore të paligjshme.

Rama: “700 mijë shqiptarë kanë ikur 12 vitet e fundit” “7 punonjës në ditë ikin nga policia” ”Tre vite pas tërmetit s’kanë shtëpi”. Këta janë tituj lajmesh të rreme në ekrane private kombëtare që kanë një mision: Dizinformim e nxitje kundër qeverisë! Arsyeja? Duan favore të paligjshme!

Aleanca e Rublave është përditë e më e qartë, çdo ditë e më e tërbuar, ditë pas dite më e dëshpëruar! Një zëdhënës i saj, ngrënës i paepur i turpit me bukë apo i bukës me turp: S’kanë faj ata që shpifin, po ka faj kryeministri që s’bën transparencë për çdo shpifje!

 

EMISIONET