“Rama ju trembet Berishës e Metës”, Gashi: Qeveri dekadente, nëse opozita nuk i pret hovin rrezik kombëtar

 

Analisti dhe profesori Shpendi Gashi në një intervistë për RV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj tha se qeveria e cila po udhëheq  vendin është dekadentë dhe nëse opozita nuk ja pret hovin jemi në kontekstin e një rreziku kombëtar.

Shpendi Gashi: Është një qeveri dekadente në thelb. Nëse opozita nuk ja pret hovin jemi në kontekstin e një rreziku kombëtar. Pakënaqësia është rritur tej mase, çmimet janë rritur tej mase, jetesa është bërë e pamundur. Ata qytetarë që nuk janë të vendosur që nuk kanë ndonjë preferencë për doktorin duhet të votojnë kundër partisë në pushtet se i bën mirë demokracisë së vendit. Një nga problemet që vuajmë si shtet janë mekanizmat e balancimit dhe kontrollit të pushteteve.

Sipas tij shteti nuk ka bërë përmirësime në historikun e vet. Sai i përket dy Berishës e Metës Gashi thotë se Rama ju trembet.

Shpendi Gashi: Fakti është që shteti nuk ka bërë përmirësime në historikun e vet.  Kjo është një provë e madhe, qytetarët duhet të masivizohen përtej krahut politik. Mjer ajo parti që do të pasojë këtë regjim. PD nuk mund të ndryshojë faqen e historisë por nëse ndihmojnë PD janë të zotët që të mos i japin aq pushtet PD-së. Koalicionet e opozitës janë me dy a më shumë kahe politike, kanë një kundërshtar të përbashkët që është qeveria  vendit.  Rama trembet se ata janë 2 figura që kanë jetuar me politikën shqiptare sot e shumë vite dhe kanë një afirmim politik që nuk i dobëson.

Sa e shikoni të mundur daljen e një lidershipi të ri në këto kushte?

Shpendi Gashi: Nuk mund të përgjigjesh po ose jo. Besoj se si Berisha që është në moshë të madhe natyrale si Meta kanë mundësinë e artë të bëhen burrë shtetesh. Që do të thotë që prej asaj ata të lënë pak pushtet për të lënë shtet. Të ngrenë struktura që partitë të mos kenë më vakuume.

EMISIONET