Rama: Jeni të mirëseardhur në Teatrin e ri ku do të luhet Makbethi bashkë me aleancat që krijoni

Rama: Jeni të mirëseardhur në Teatrin e ri ku do të luhet

Nga Foltorja e Kuvendit, kryeministri i vendit Edi Rama foli edhe për ndërtimin e Teatrit të Ri kombëtar, i cili nuk ka filluar aspak nga puna qysh nga shembja para 2 vitesh.  

Ai tha opozita është e mirëseardhur në teatrin e ri ku do të luhet Makbethi duke përmendur edhe aleancat për Teatrin që nuk i duhen dreqit sipas tij.

Rama: Ju që e keni damkën në ulë të ballit nga SHBA për korrupsion e minim të demokracisë dhe damkën e keni bërë flamur. Pasnesër në stadium nesër s’duhet të shkeli po të kesh një fije karakter, po ju s’keni. Do të jeni të mirëseardhur edhe kur të luhet Makbethi në Teatrin e Ri kombëtar, siç u bë stadiumi do të bëhet edhe Teatri, dhe të gjithë aleancat që krijoni ju mbajeni me shëndet se nuk i duhet dreqi, dhe rrotullohuni sa të doni dhe t'ju rrojë flamuri me lule të ballit që e keni tani se gjë tjetër nga ky vend nuk keni ca i merrni dhe ca i jepni.

Ne do të votojmë dhe do i bëjmë gjërat siç i bëjmë dhe ju nuk mund të merrni peng asgjë, koha e pengmarrjes ka marrë fund dhe jeni aty ku e keni merituar, jeni peng i vetvetes, këtë keni dashur e keni arritur dhe të rroni vetë të gjithë bashkë.

EMISIONET