Rama: Ilir Meta nuk është halli im as i PS-së por hall i madh i Shqipërisë prej kohësh
Kryeministri Edi Rama ndodhet në një konferencë për median me gazetarët por dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësv online.
Pse u kujtuat kaq vonë për ligjin e spiunëve apo ju është bërë hall i madh Ilir Meta?
Edi Rama: Nuk e di a jemi kujtuar vonë apo koha e solli të ndërhyjmë me kërkesë të Autoritetit të Dosjeve. Nuk mund të lihet pa u bërë transparente cështja e një shtetasi I.M spiun I sigurimit, një profil që krijon dyshimin se pas tij qëndron ish presidenti, ish kryetari I kuvendit, ish kryeministri.
Sigurisht që kjo kërkon adresim. Në ligj është vendosur që kush është kontrolluar më parë nga komisioni Berzhani nuk mund të kontrollohet. Është një pikë që dikush e ka vënë me qëllim, por shumë kush përfshi dhe mua as që nuk e ka kapur si një saraçineskë për të mos lejuar rrjedhje të informacione të mundshme që njerëzit janë të interesuar ti fshehin.
Nuk është çështja se u kujtuam ne vonë apo na ështëbërë hall. Zotëria është hall imadh I Shqipërisë prej kohësh dhe nuk është sot, por jo I imi apo I yni në kuptimin e interesit politik. Nuk është ky fare problem”

