Rama i shmanget interpelancës për çmimet, Berisha: Kriza nuk s'ju ka pllakosur ju por qytetarët

Rritja e çmimeve të produkteve bazë dhe të naftës u ngrit me shqetësimin edhe në foltoren e kuvendit nga deputetët e opozitës. Edhe pse e kërkuan në interpelancë, kryeministri ka zgjedhur të takojë përfaqësuesit e biznesit dhe jo të shkojë të japë llogari përpara legjislativit.

As rritja e çmimeve të produkteve të shportës dhe të naftës nuk kanë arritur ta “sjellin” në Parlament kryeministrin Edi Rama.

Edhe pse është një situatë e cila ka përfshirë gjithë shoqërinë në vend, kreu i qeverisë ka zgjedhur të shmangë llogaridhënien përpara legjislativit.

Madje duke përdorur procedurën, mazhoranca nuk e ka futur në rendin e ditës kërkesën e deputetëve të opozitës për interpelancë më shefin e qeverisë.

"Dëshmi e një arrogance të pakufishme. U serviren faturat e furrave të bukës për fatura drite për apartamente nga Italia."

"Turpi i kryeministrit pasi Ukraina është në luftë dhe çmimet nuk ngrihen. 1 euro nafta është, ndërsa Shqipëria nuk ësstë në luftë dhe çmimet rriten me 40%. Turp t'i vijë kryeministrit kur familjarët e ministrave bëjnë tregti me firma ruse."

"Po shkelin embargon."

Pavarësisht kërkesës së deputetëve demokratë, Rama në të njëjtën orë me seancën plenare, ka zhvilluar një takim të organizuar nga qeveria për të folur me përfaqësuesit e biznesit.

Përveç ngritjes së bordit për çmimet e produkteve bazë, Edi Rama i ka kërcënuar drejtpërdrejt bizneset në rast  abuzimi me çmimet.

"Ne do krijojmë një bord të përbashkët për çmimet e ushqimeve bazë të shpotës. Kush do vendosë çmime të ndryshme nga çmimet e vendosura aty do humbasë prodhimin. Do t'ia konfiskojmë."

Opozita e akuzon qeverinë Rama se nuk ka marrë asnjë masë për të ndihmuar qytetarët, por paketa e rezistencës siç e quan qeveria nuk ka ardhur për shkak të situatës, por sipas tyre kanë qenë të parashikuar në buxhetin e këtij viti.

 

EMISIONET