Rama fyen opozitën, Ngjela: Nuk ka rënë hoxhizmi në Shqipëri, këta janë enveristë! Fajin e ka Saliu!
Avokati, Spartak Ngjela, nuk duket aspak i surprizuar nga gjuha fyese e kryeministrit ndaj opozitës në Kuvend.
Në një intervistë për Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma, ai thotë se nuk ka rënë hoxhizmi në Shqipëri dhe se të gjithë politikanët janë enveristë.
Për këtë lloj kulture politike ai fajëson Berishën.
Ngjela: Gjuha është kultura kombëtare. Atë kulturë keni ju. Pse vetëm ai e ka atë gjuhë? Saliu se ka? Kështu është politika shqiptare dhe këtë lloj politike e ka futur Saliu. Duke menduar se godiste komunizmin krijoi zhargonin enverist, është zhargon enverist ky, nuk është i këtyre. Unë jam i vetmi që kam thënë se ju jeni në inercinë e Partisë së Punës. Nuk ka rënë hoxhizmi në Shqipëri, këta janë enveristë. Nuk e njohin kulturën e individualizimit. Këtu merr forcë më të madhe se e dëgjon në Parlament. Shqiptarët nuk i pranojnë këta, ua kanë hequr vizën dy palët. Por ky është në pushtet, nuk ke çfarë i bën.

