Rama: Europa ka ngecur! Kosova lëvizte lirisht nën regjimin barbar, tani me viza
Kryeministri, Edi Rama, thumboi sërish Bashkimin Europian, këtë herë nga Austria për çështjen e luftës ruse në Ukrainë, jo vetëm për politikat e zgjerimit. Ndërsa duke folur për Kosovën, Rama tha se kur ishte nën regjim barbar të serbëve qytetarët lëviznin të lirë dhe sot jo, pasi BE nuk u heq vizat.
Në Forumin Europian "Zgjimi politik i BE-së", kryeministri Edi Rama riktheu edhe njëherë kritikat ndaj Bashkimit Europian.
Duke sjellë në vëmendje Kosovën, ai nënvizoi se është i pakuptimtë qëndrimi i Unionit sa i përket lëvizjes së lirë.
“Kosova u çlirua nga fuqitë e mëdha. Nën regjimin barbar ata mund të lëvizin lirisht në Evropë dhe me çlirimtarët ata janë peng. Gjyshërit e fëmijëve që kanë lindur në Kosovën e lirë, mund të shkonin në Austri, fëmijët nuk mund të lëviznin sepse nuk ka liberalizim të vizave”, tha Rama.
Të njëjtën kritikë Rama dha edhe sa i përket situatës së Unionit për pranimin e anëtarëve të rinj.
"Vend i NATO-s, Bullgaria, në mes të një lufte, që merr peng dy vende të tjera të NATO-s. Për çfarë? Për disa çështje historike. Dhe Bashkimi Europian shndërrohet në një katedër e pafuqishme".
Duke folur për Rusinë, Rama vazhdoi të krahasojë sjelljen me terma ekonomike mes ndikimit që ka heqja e pasurisë për të fuqishmit dhe bukës për të varfërit.
"Ti heqësh nga tryeza shampanjën dikujt që është mësuar të pijë shampanjë duket më e dhimbshme sesa ti marrësh nga tryeza bukë dikujt që është mësuar të mos hajë shumë bukë."
Pas kundërshtimit të ligjit antishpifje në Shqipëri, Rama nuk dorëzohet nga kërkesa për të pasur më shumë ndikim te lajmet.
Ndaj dhe në forum kjo çështje nuk mund të qëndronte jashtë vëmendjes.
"Për shkak të urishit të lajmeve pa frena të lajmeve të rreme në të gjitha mjediset tona kemi një disavantazh të madh sepse ndërkohë që nuk mund të krijojmë plasa në murin e propagandës, Putin mund të tejçajë çdo ditë perden e informacionit në vendet tona."

