Rama e Pacolli në Thumanë lënë porositë e fundit: Më 31 dhjetor familjet do bëjnë në shtëpi Gëzuar! Do i jepen falas

Kryeministri Edi Rama dhe Behgjet Pacolli ishin në Thumanë për të dorëzuar pallatet që do të strehojnë familjet e dëmtuara nga tërmeti i nëntorit 2019.

Ndërsa shikonte se deri ku kishin vijuar punimet Rama la dhe porosi.

“Për Vit të Ri duhet të jenë të mbaruar. Më 31 dhjetor të gjithë duhet të jenë në familjet e tyre e të bëjnë Gëzuar e mbaron puna jote më pas me bashkinë bëjmë disa ndërhyrje të vogla” tha Rama.

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj tha se janë mbi 12 mijë apartamente që do u dhurohen familjeve banesat e të cilave u dëmtuan nga tërmeti ndërsa  momentalisht janë 157 familje që ende jetojnë në çadra.

Rama tha sot se apartamentet janë të standardit të lartë.

Pallate të standardit të lartë që do e blenin më të kamurit në Tiranë. Dhe janë falas nuk kanë asnjë barrë dhe asnjë lloj detyrimi financiar por kanë vetëm një barrë ta mirëmbajnë e kujdesen për të” u shpreh Rama.


Rama e Pacolli në Thumanë lënë porositë e fundit:

EMISIONET