Rama: Banditët kanë sulmuar gazetarët e Fiks Fare, shteti nuk reagon dhe nuk jep informacion

Në “Drejt” në RTV Ora, gazetari Luan Rama u solidarizua me gazetarët e Fiks Fare të cilët u sulmuan dhe u kanosën me armë nga një subjekt privat që po shfrytëzonte një lumë.

Rama tha se këtë banditë që shfrytëzojnë në shkelje me ligjin lumenjtë, kanë shkelur ligjin dhe shtoi se është e çuditshme që nuk ka një reagim nga shteti.

Rama: Banditë që shfrytëzojnë në mënyrë të paligjshme lumenjtë, kanë ushtruar dhunë ndaj gazetarët të Fiks Fare. Natyrisht nuk është rasti i parë, por është i fundit në radhë ku në kundërshtim me ligjin dhe të gjitha rregullat, përveç fakti që kriminelë të territorit, përkundër faktit që nuk vepron shteti.

Kemi hedhur satelitët që do të monitoronin territorin, por në fakt ka pasur një qëndrim zyrtar nga presidenti në solidaritet me gazetarët dhe kërkon që të nxirren para papërgjegjësitë autorët që dhunuan gazetarët. Ndërsa pritej një reagim sot nga autoritet shtetërore apo policia të informonte dhe të tregonte çfarë kanë ndodhur realisht dhe kush janë pronarët që vjedhin lumenjtë. Mungesa e reagimit shtetëror dhe mungesa e forcës që ligjit tregon se ka një diferencë të madhe mes asaj që thuhet dhe veprimet në terren.

EMISIONET