Rama ‘acarohet’ me përkthyesin turk: Mos ma prit fjalën, më lërë të mbarojë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2022, 18:46
Kryeministri Edi Rama i është drejtuar përkthyesit turk që mos t’ia ndërpresë fjalën në mes, por që ta lërë të përfundojë fjalinë deri në fund.
Përkthyesja i ka kërkuar ndjesë e më pas ka pritur që Kryeministri të mbarojë fjalinë shqip dhe më pas të nis përkthimin në turqisht.
Edi Rama: Mos ma prit fjalën menjëherë. Më lërë të mbaroj fjalinë.
Përkthyesja: Ju kërkoj ndjesë
Edi Rama: S’ka problem

