Rakacolli: Shkollat s’janë mbyllur për shkak të rasteve të reja. Teori se 'Pfizer' parandalon “Omicron”

Zv.Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Mira Rakacolli, është shprehur se mbyllja e shkollave javën e ardhshme nuk ka të bëjë me situatën epidemiologjike por ka të bëjë me kushtet atmosferike.

Në një intervistë për Ora News, Rakacolli u shpreh se nuk dihet nëse do të mbyllen shkollat për shkak të rritjes së rasteve të reja me Covid-19.

Mira Rakacolli: Mbyllja e shkollave lidhet vetëm me kushtet atmosferike. Nuk e di se si ndryshojnë gjërat, por nuk po e diskutojmë për mbylljen e shkollave.

Përsa i përket orarit policor në vendin tonë, Rakacolli tha se është vënë në bazë të hetimit epidemiologjik.

Mira Rakacolli: Orari policor është vënë në bazë  të hetimit epidemiologjik. Është vënë re se infeksioni merret nëpër vendet e mbyllura, dhe dihet se në orët e vona njerëzit rrinë edhe më tepër. Kjo është një masë e provuar dhe jo e shpikur nga ne.

Shqipëria ka të gjithë sasinë e nevojshme të vakinave për t’ua ofruar qytetarëve. E dhimbshme është që të rinjtë hezitojnë të vaksinohen. Janë implementuar vaksina Pfizer.

E pyetur se nëse vaksina Pfizer është parandaluese ndaj Omicron, Rakacolli tha se: Nuk do e thosha këtë, janë teori. Është shumë shpejt për të nxjerrë konkluzione.

Ndërsa përsa i përket vaksinimit të fëmijëve me ‘Pfizer’, Rakacolli tha se është një vendim që merret nga Komiteti i Ekspertëve.

EMISIONET