Qytetari në protestë: Ka vetëm një rrugë, o të ulen taksat ose të ulim pantollonat, se s’ka shpëtim
Qindra qytetarë janë mbledhur sot para kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve të naftës dhe të produkteve ushqimore.
Ndërkohë njëri prej tyre është shprehur se do të rrinë në shesh deri sa të ulen taksat, dhe çmimet.
"Ka vetëm një rrugë, o të ulë taksat ose ne të gjithë hajt të ulim pantollonat, se s’ka shpëtim. Do rrimë këtu në shesh, të ulen taksat. Këtu s’ka vend as Lulzim Basha, as Berisha, as Meta, as Rama këtu ka vend vetëm shqiptari. Ai që largohet nga sheshi është tradhtar."- tha ai.
Qindra qytetarë kanë dalë në shesh, ku kërkojnë uljen e çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore, pasi është e papërballueshme.
Qytetarët kanë vendosur që protesta të vijojë çdo ditë në orën 17:00 para kryeministrisë.

