Qytetari alarmon policinë e Tiranës: 10 persona me makina me xhama të errët më grabitën e më morën peng

Qytetari alarmon policinë e Tiranës: 10 persona me makina me xhama

Një ngjarje e regjistruar një natë  më parë në kryeqytet ka alarmuar policinë e Tiranës.

Një person rreth moshës 30-vjeçare ka shkuar në komisariatin e policisë nr. 6 në Tiranë ku ka bërë një denoncim ku në deklarimin e tij shprehet se është grabitur dhe marrë peng për disa orë  nga disa persona ende të pa identifikuar.

"Nuk e di si kam shpëtuar prej tyre. Ishin diku te 10 persona, prej tyre kishte të armatosur. Janë nga zona e Mamurrasit. Erdhën me makina me xhama të errët. Njëri më drejtoi armën. Pastaj më goditi duke më shkaktuar plagë me qytën e saj në kokë. Nuk dija ç'të bëja. U ndjeva në rrezik".

Pas denoncimit ai është larguar drejt spitalit pasi ka pasur disa lëndime te vogla.

Ndërkohë policia la nisur hetimet për identifikimin e personave që ka denoncuar 30-vjeçari dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Ende policia e kryeqytetit nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen. Momentalisht po hetohet nga Policia Kriminale për të provuar vërtetësinë e denoncimit.

Ndërkohë ka pasur kontrolle me patrulla dhe disa të shoqëruar nga ana e policisë.

EMISIONET