Qori: Veliaj po shkatërron Tiranën, po hedh beton për fitimin e pak vetëve, urrejnë njerëzit
I ftuar në RTV Ora pedagogu Arlind Qori u shpreh se nga kreu i bashkisë së Tiranës vazhdon një maskaradë që harron se qytetarët e dinë fare mirë se po shkatërron qytetin.
Qori theksoi se Parkun e Liqenit e kanë kafshuar vit pa vite, duke ia prerë pemët dhe duke ndërtuar bisha betoni, sidomos nën qeverisjen e Veliajt.
Qori: Nga kreu i bashkisë së Tiranës vazhdon një maskaradë që harron se qytetarët e dinë fare mirë se po shkatërron qytetin. Po shkoja para bashkisë sot dhe mjafton të shohësh se si duken ndërtesat pas bashkisë si kate pa leje sepse kanë zaptuar hapësirën publike. Kjo bëhet për fitimet e pak vetëve. Kujt u shërbejnë gjithë këto ndërtime. Parkun e Liqenit e kanë kafshuar vit pa vite, duke ia prerë pemët dhe duke ndërtuar bisha betoni.
Nën qeverisjen e Veliajt një proces i tillë është përshpejtuar. Parku nuk duhet të jetë një oborr për gradaçela. Ku do të bëhen njerëz fëmijët tanë dhe do të luajnë. Ata që i marrin këto vendime jetojnë gjetiu dhe Shqipërinë e kanë si një vend transiti. Kanë bërë aq shumë para se është tekë nëse duan të jetojnë këtu apo në një vend tjetër.
Qori shtoi se Erion Veliaj, ashtu sikurse Rama kë një urrejtje ndaj njerëzve të thjeshtë dhe atyre që kanë ardhur në Tiranë.
Qori: Veliaj, ashtu sikurse Rama ka një urrejtje ndaj njerëzve të thjeshtë dhe atyre që kanë ardhur në Tiranë. Që me shumë mundësi tashëm janë shumica dhe kontribuuesit kryesorë të ekonomisë në vend. Nuk është se u shpëtojnë batutat pa teklif, por e thonë haptazi në publik dhe e thonë me siguri.

