Qori: Rama në pushtet flet për revolucion, Berisha përmend emra gjyqtarësh, por jo oligarkësh
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, pedagogu Arlind Qori u shpreh se Rama që është në pushtet thotë se do të bëjë revolucion dhe se ky është një term që e përdor gjithkush.
Sipas tij, edhe Berisha flet me një gjuhë të ashpër dhe për revolucion duke përmendur me emra gjyqtarë, por ama nuk përmend emrat e oligarkëve.
Qori: Edhe Rama që është në pushtet thotë se do të bëjë revolucion. Është një term që e përdor gjithkush. Pse ustallarët e partive e përdorin këtë term është se në popullsi ka një pakënaqësi të madhe dhe një nevojë për ndryshim.
Ata duan ta kalërojnë në mënyrë formale këtë pakënaqësi, por në fund fare nuk duan të bëjnë asgjë. Berisha ka folur me gjuhë radikale këto kohë dhe përmend emrat e gjyqtarëve, por nuk ka përmendur emrat e oligarkëve. Ç’është ky revolucionar që ka frikë nga Samir Mane, Shefqet Kastrati apo Bashkim Ulaj e të gjithë këta?


