Qiraxhi: 178 mln euro parashikohet të jetë shpenzimi i Shqipërisë për tre inceneratorët

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora Neës u shpreh se Inceneratorët janë një histori jo e vogël financiare në vendin tonë.

Qiraxhi: Ne kemi detyrë të shtuar qytetarë për të reaguar në këto momente.

Është shumë e vështirë të reagosh në këto momente sepse një qeverisje e dalë me një mandat të siguruar fort, përgjithësit i bën apatik njerëzit për të reaguar.

Historitë e inceneratorëve janë një histori jo e vogël financiare e vendit tonë.

178 milionë euro parashikohet të jetë shpenzimi që do kryejë vendi jonë për këto tre inceneratorë. Dëmton tre aspirata.

Një ishte integrimi që shkelëm me të dyja këmbët starategjinë tonë kombëtare e cila në fakt vinte në linjë me politikat europiane që kjo formë të ishte e fundit në zgjedhje.

Megjithatë ne e zgjodhëm. Një element tjetër ishte financiar.

Të gjitha bashkitë që po flasim, Tiranë, Fier e Elbasan kanë pothuajse 70 fishuar kostot e trajtimit të mbetjeve dhe barra financiare sepse ato janë taksa qytetarësh.

 

EMISIONET